Është mbyllur takimi i fundit për sot në Premier League, mes Manchester United dhe Wolverhampton. Edhe pse të dyja skuadrat patën shanset e tyre ideale për të shënuar, nuk ia dolën në fund të gjenin rrjetën, duke u ndarë në paqe me shifrat 0-0.
Mancheter United shtyu më shumë në kërkim të fitores, duke u ndihmuar dhe nga tifozeria në “Old Trafford”. Megjithatë, tentativat e Bruno Fernandes dhe Juan Mata u ndalën nga portieri Rui Patricio. Wolverhampton tentoi të ndëshkojë me kundërsulme, me treshen e frikshme Adama-Jota-Jimenez.
Megjithatë, United u mbrojt mirë dhe mbajti rrjetën e paprekur. Një barazim që kënaq “Ujqërit” e Nuno Santo, por që ngre edhe më shumë pikëpyetje mbi Ole Gunnar Solskjaer, stoli i të cilit ka muaj që po tronditet./abcnews.al