Tottenham zhvillon një ndeshje shumë të vështirë të dielën. Ekipi i Jose Mourinhos pret në shtëpi Manchester Cityn dhe trajneri portugez ka dhuruar spektaklin e radhës në konferencën për shtyp.
“Special One” ka vendosur mos t’i lodhë gazetarët e pranishëm në sallë dhe ka vendosur të kryejë një “autointervistë”, duke pyetur veten dhe duke u përgjigjur po vetë.
“Pyetja e parë: ‘Po prisni për ndonjë lojtar përpara fundit të merkatos? Jo’. Vazhdojmë me pyetjen e dytë: ‘A je i lumtur me merkaton e klubit tuaj? Po, jam'”, thekson trajneri nga Setubali.
“Pyetja e tretë: ‘Dëshiron një sulmues?'”, thekson Mourinho, i cili nuk i përgjigjet kësaj pyetje duke konfirmuar se Spurs nuk do të bëjnë asnjë afrim në ditën e sotme, që përkon me mbylljen e merkatos së dimrit. /abcnews.al