Koronavirusi tashmë është përhapur në të gjithë borën, ku ka qenë përfundimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Dje OBSH ka shpallur gjendjen e emergjencës globale, pasi koronavirusi nuk është më vetëm në Kinë, por dhe në shtete të tjera.
Një ditë pas këtij vendimin, Ministria e Shëndetësisë, ka mbledhur sot task-forcën ku po diskutohet për rrijen e masave kundër virusit vdekjeprurës.
Minstrja Ogerta Manastirliu e mbledh për herë të dytë task-forcën, pasi tre ditë më parë u zhvillua një diskutim dhe u treguan masat e para që u morën kundër virusit. Shqipëria ende është një vend i sigurt, pasi sipas informacioneve zyrtare koronavirusi nuk ka mbërritur në vendin tonë.
Në fjalën e mbajtur sot ministrja e shëndetësisë Manastirliu tha:
“Nuk ka asnjë rast më këtë virus por theksojmë se Shqipëria do të marrë masa për parandalimin e kësaj sëmundje pasi përvec Kinës janë edhe 18 vende të tjera që kanë patur raste të këtij virusi.
Kufizimi i njerëzve dhe mallrave me sa duket nuk është efektiv për parandalimin e kësaj sëmundjeje. I bëjmë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë në Kinë, të evitojnë këtë nëse nuk e kanë të domosdoshme.
Jemi duke zbatur gjithë planin e masave dhe kemi rritur këshillimin e personave që mund të udhëtojnë drejt Kinës. Do marrim masat për krijimin e një karantine nëse do të kemi raste me koronavirus”./abcnews.al