KPK jep vendimin për prokurorin Anton Martini

schedule10:05 - 29 Janar, 2020

schedule 10:05 - 29 Janar, 2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfimruar në detyrë prokurorin Anton Martini.  Prokurori ka kaluar me sukses procesin e vettingut, pasi ka rezultuar i pastër në të treja shtyllat.

Martini u përball dy herë me seanën dëgjimore në KPK, pasi në dhjetor të vitit të kaluar, KPK shtyu vendimin për Prokurorin.

Prokurori Martini është renditur i dyti në listen e KLP si prokurori më i mirë për të qenë në SPAK i vlerësuar për aftesitë profesionale.

Ndërkaq, gazetarja Glidona Daci bën me dije se ky vendim i ka hapur rrugë prokurorit për t’u emëruar në SPAK.

Mirëpo, Martinit i duhet të presë për një periudhë rreth 2 mUaj nëse Komisioneri Publik do vendosë të apelojë apo jo në KPA vendimin e KPK. Kështu nëse Komisioneri publik vendos për të mos e apeluar këtë vednin, prokurori emërohet në SPAK.

Kujtojmë se Anton Martini është prokurori i dosjeve të forta, si banda e Durrësit, banda e Lushnjes dhe së fundmi atentatin ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj./abcnews.al