“Të huajt s’e kuptojnë rëndësinë e fanellës, ky Partizan po na lodh sytë”

schedule09:19 - 28 Janar, 2020

schedule 09:19 - 28 Janar, 2020

Viti ka nisur si mos më keq për Partizanin, që është mposhtur nga Skënderbeu dhe Kukësi. Sigurisht misioni për të mbrojtur titullin do të vazhdojë, pasi ka edhe shumë ndeshje dhe në kampin e kuq besojnë se situata mund të ndryshojë. Gjithsesi paraqitjet e bëra këtë sezon kanë sjellë pesimizëm.

Edmond Dosti, ish-sulmuesi kampion me Partizanin në vitin 1993, ka rezervat e tij për ekipin dhe sidomos për futbollistët e huaj, që sipas tij nuk e kanë kuptuar ende rëndësinë e fanellës që mbrojtje. Ai ka edhe një mesazh për presidentin Gaz Demi.

“Trishtim apo dështim?! Nostalgjia te trajnerët e huaj nga Italia duket se nuk po përputhet me atë që pritet te skuadra e Partizanit, duke mos përjashtuar edhe prurjen e lojtareve të huaj që ende nuk po kuptojnë rëndësinë e fanellës së klubit. Jo pak, por katër trajner italianë janë ulur në bankinën e Partizanit. Por…

Partizani ka maninë te lojtarët e huaj, kur ka akademinë e tij. Prandaj, z.Demi është koha për reflektim të shpejtë dhe shko shkund ekipin, se nuk kanë gjë në terezi. Nuk di çfarë me thënë më shumë, pasi kjo situatë po na bën shumë pesimistë që do ndryshoj diçka për këtë vit. Po na bëjnë që të mos i shikojmë më, pasi vetëm sa lodhim sytë. PMTP”, shkruan Dosti në llogarinë e tij në “Facebook”. /abcnews.al

Postimi i Edmond Dostit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!