Teuta ka afruar një qendërmbrojtës, duke i plotësuar dëshirën trajnerit Edi Martini. Kenen Hreljic është zyrtarizuar pjesë e durrsakëve dhe do të jetë pjesë e “Djemve të Detit” nga ky moment. Ai ka mbarritur në Durrës dhe ka firmosur, ndërkohë që edhe Teuta ka dalë me njoftim për këtë lëvizje.
“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin 22 vjeçar, Kenen Hreljic. Drejtuesit e klubit dhe qendërmbrojtësi kanë gjetur akordin për bashkëpunim dhe pas firmosjes së kontratës lojtari tashmë zyrtarisht është pjesë e bluve.
Hreljic në Durrës vjen nga kampionati i Boshnjak ku është paraqitur me FK Mladost. Ku ka luajtur me boshnjakët, 9 ndeshje dhe ka shënuar 1 gola. Kenen Hreljic është bashkuar me ekipin në stërvitje, ndërsa bëhet përforcimi i katërt i Teutës në këtë afat kalimtar. KF Teuta i uron mirëseardhje Kenen Hreljic, duke i dëshiruar suksese dhe shumë fitore me fanellën e skuadrës tonë”, shkruhet në njoftimin e Teutës. /abcnews.al

