Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inspektim në plazhet e Vlorës/ Ministri i Turizmit Gonxhja: Tolerancë zero kur preket prona publike

schedule23:33 - 17 Qershor, 2026

schedule 23:33 - 17 Qershor, 2026

VLORË– Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një inspektim në plazhet e Vlorë, ku u ndal edhe në zonën e Lungomares për të verifikuar zbatimin e rregullave nga subjektet që operojnë përgjatë vijës bregdetare.

Gjatë kontrolleve në terren, janë konstatuar një sërë shkeljesh nga disa subjekte, të cilët kishin tejkaluar hapësirat e miratuara duke vendosur çadra dhe shezlongë përtej kapaciteteve të lejuara.

Ministri Gonxhja paralajmëroi masa të forta ndaj çdo subjekti që shkel ligjin, ndërsa këtë të mërkurë në Vlorë ka nisur bllokimi i materialeve në disa pika të plazhit.



“Sot kemi përcaktuar edhe njëherë që toleranca për rastet kur cenohet, zaptohet, preket prona publike, do të jetë zero. Për ketë kemi ardhur sot në Vlorë. Në kemi qenë më parë edhe në Kavajë, edhe në disa bashki të tjera dhe po vijon monitorimi në të gjithë territorin. Duhet patjetër që të ketë koordinim.

Ka dhe raste kur ka lapsuse, por disa raste sot që ne gjetëm në Vlorë ishin shqetësuese. Sot janë konfiskuar shezlonge e çadra. Kush nuk do të luajë me shtetin dhe xhepin e vetë, është mirë mos ta vijojë këtë tentative”, tha ai.

Ministri ngriti gjithashtu shqetësimin për problematikat që lidhen me hartën e ndarjes së hapësirave duke kërkuar më shumë angazhim nga Bashkia për menaxhimin e vijës bregdetare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!