Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Edinson Cavani bëhet telenovelë, futet në garë edhe gjiganti anglez

schedule10:41 - 23 Janar, 2020

schedule 10:41 - 23 Janar, 2020

Edinson Cavani ua ka bërë të qartë vullnetin e tij drejtuesve të PSG dhe dëshiron të largohet që tani nga Franca. Gjithsesi deri në verë është nën kontratë dhe u mbetet krerëve të klubit francez të vendosin. Atletico Madrid e ka bërë një ofertë, por nuk ka dakordësi mes klubeve.

Nisur nga situata e krijuar, në mes është futur një tjetër klub që kërkon shërbimet e Cavani deri në qershor. Sipas “The Times” Chelsea është i interesuar për sulmuesin uruguaian, i cili mund t’i bënte shumë punë skuadrës së Lampard.

“Blutë” e Londrës e duan sulmuesin në huazim dhe PSG do të kursente pagën që i jep lojtarit, që nuk është e vogël, si dhe një pagesë tjetër nga Chelsea për këtë lëvizje. Cavani vetë ka një marrëveshje me Atletico Madrid, por nga ana tjetër edhe dëshiron të luajë nëse nuk kalon te spanjollët tani.

PSG nuk po i jep më hapësira, pasi ka nisur që tani të mendojë se nuk do të ketë më në gjirin e saj sulmuesin e spikatur. Francezët duhet të vendosin dhe t’i kthejnë një përgjigje klubit të Chelsea, pas propozimit të bërë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!