Ish-gjyqtarja e Gjykatës Supreme të Kosovës, Valdete Daka, dhe ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, e kanë cilësuar si politik, të njëanshëm dhe jo transparent vendimin e fundit të Gjykatës Speciale të Hagës.
Në një intervistë për “War Report”, ekspertët e drejtësisë kritikuan përdorimin e provave të papranueshme nga Serbia dhe refuzimin e provave të mbrojtjes gjatë këtij procesi.
Sipas tyre, shkeljet e shumta procedurale përbëjnë një bazë të fortë që aktgjykimi të shppallet i pavlefshëm në Apel. Shala shkoi më tej duke deklaruar se kjo gjykatë realizoi atë që Serbia nuk e arriti dot për 35 vjet, ndaj vendimi duhet të shfuqizohet dhe krerët të shpallen të lirë.
Valdete Daka: Procesi ka qenë jo transparent dhe dukshëm i njëanshëm. Kemi parë që shumë dëshmitarë, që iu janë nënshkruar pyetjeve sugjestive që kjo gjykatë ndërvepron. Ka një varg provash të cilat janë marrë dhe nuk dihet se si janë marrë ato prova, janë marrë nga Serbia. Ka shumë çështje për të cilat avokatët do të kenë mundësi që të drejtohen në Gjykatën e Apelit.
Hasan Shala: Atë çka Serbia nuk mundi që të realizoi për 35 vjet, e realizoi kjo Gjykatë, që realizoi një gjykim jo transparente. Ky fakt vërtetohet nga provat që janë dërguar dhe kjo gjykatë i ka refuzuar. U tha edhe nga kolegia ime, që provat me mijëra , u refuzuan. Vendimi të shfuqizohet dhe krerët të shpallen të lirë.
Valdete Daka: Ka shumë prova të papranueshme të cilat janë vlerësuar nga trupi gjykues i kësaj gjykate. Të gjitha këto shkelje të cilat ne i kemi parë, do të ishte një bazë e fortë që ky aktigjykim të shpallej i pavlefshëm. Kjo gjykatë ka qenë më tepër, politike, se sa një gjykatë e vërtetë penale. Më tepër i ngjan një gjyqi që më shumë ka qenë e parashikuar. Nga ana profesionale ka shumë vërejte, që mbrojtësit mund t’i adresohen në mbrojtjen e tyre.

