Kuvendi pritet të vendosë pagat e reja të magjistratëve, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në seancën plenare në Kuvend.
Sipas projektligjit që do të votohet në Parlament, piramida mban si referencë pagën e Presidentit, por koeficienti pëson një rritje të lehtë.
Efekti financiar i ndryshimit shkon në 2 miliardë lekë të reja në buxhetin e shtetit, ndërsa shtesat e prapambetura do të merren me këste gjatë dy viteve të ardhshme./abcnews.al

