Takaj: E guximshme çfarë bëri arbitri! Dita? A e patë me shirit kapiteni?!

schedule08:42 - 22 Janar, 2020

schedule 08:42 - 22 Janar, 2020

Ardjan Takaj i është gëzuar fitores që Skënderbeu arriti me Partizanin një ditë më parë. Bardhekuqtë gjithsesi nuk mund të mos flasin për gjykimin dhe kreu i klubit korçar e ka me Adrian Beqirin. ” Më erdhi keq, pasi është hera e dytë që ky arbitër e bën në Korçë këtë lloj loje”, thotë fillimisht Takaj në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”.

Më tej ai shton: “Skënderbeu investon për të marrë pjesë në kampionat dhe nuk është arbitri që duhet të vendosë se kush do të jetë më sipër. Partizani, por edhe çdo ekip tjetër, të vijë dhe të meritojë atë që do marrë. Por, për arbitrin kam shumë pakënaqësi, pasi është hera e dytë me të njëjtin standard këtu në Korçë.

Është diçka e guximshme që një arbitër të ndikojë kështu në fushën e lojës. Partizani ka ardhur dhe ka fituar këtu me meritë, nuk ka pasur asnjë problem”. Takaj më pas foli edhe për Bruno Ditën, për të cilin është raportuar se kërkon largimin dhe ka bërë një padi në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve për pagat e pamarra.

“Bruno Dita është lojtar i Skënderbeut deri kur t’i përfundojë kontrata. Bruno Ditën besoj e patë të gjithë që ishte kapiteni ynë në fushë dhe ndër lojtarët më të mirë në këtë takim. Nuk ka asnjë çështje”, sqaron Takaj, i cili vë pikat mbi “i” edhe në lidhje me mesfushorin Lancinet Sidibe.

“Sidibe ka probleme me klubin e vet. Ai është lojtar i Lezhës, nuk ka lidhje të presim. Është presidenti i Besëlidhjes që vendos për të”, është shprehet presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj. Mesfushori nga Guinea është stërvitur me korçarët këto kohë, por ai është nën kontratë me Besëlidhjen dhe pa një marrëveshje mes klubeve nuk mund të transferohet te Skënderbeu. /abcnews.al