Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

26 persona morën trajtim mjekësor pas protestës së 16 tetorit, dy vijojnë të marrin shërbim

schedule09:45 - 17 Tetor, 2026

schedule 09:45 - 17 Tetor, 2026

21 persona u trajtuan në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, ndërsa të tjerë morën ndihmë mjekësore në spitalet rajonale të Vlorës dhe Lezhës. Mes të lënduarve kishte efektivë policie, protestues dhe kalimtarë.

Gjatë protestës së zhvilluar më 16 tetor 2026, gjithsej 26 persona kanë marrë trajtim mjekësor në strukturat spitalore në Tiranë, Vlorë dhe Lezhë.

Sipas informacionit mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve, 21 persona janë paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë. Prej tyre, 8 ishin efektivë të Policisë, 10 protestues, mes të cilëve 3 të mitur, dhe 3 kalimtarë.



Aktualisht, dy persona vijojnë të marrin shërbim mjekësor në këtë spital. Njëri prej tyre është një kalimtar, gjendja e të cilit paraqitet stabël, ndërsa tjetri është një protestues 21-vjeçar, i cili po trajtohet dhe monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë.

Sipas informacionit zyrtar, për 21-vjeçarin aktualisht nuk ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton rrezik për paralizë.

Të gjithë personat e tjerë të trajtuar në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë larguar me këshillën e mjekut, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në Spitalin Rajonal të Vlorës kanë marrë trajtim një efektiv policie dhe dy të mitur, të cilët janë larguar pas marrjes së ndihmës mjekësore.

Në Spitalin Rajonal të Lezhës është trajtuar gjithashtu një e mitur, e cila ka lënë spitalin pas marrjes së trajtimit.

Sipas të dhënave të bëra publike, shumica e personave të lënduar gjatë protestës kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitalet, ndërsa dy prej tyre vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve në Tiranë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!