Një çështje te Skënderbeu, që do të marrë zgjidhje më 28 janar. Kapiteni Bruno Dita ka kërkuar largimin, por në kampin korçar nuk ia kanë lejuar diçka të tillë. Mesfushori i përshtatur në mbrojtje është nën kontratë dhe normalisht drejtuesit bardhekuq kanë bërë bllokadë.
Problemi janë pagesat dhe sipas “Panorama Sport” Dita ka lëvizur, duke e çuar çështjen në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve. Aty ai pret lejekalimin dhe njohjen e borxhit që Skënderbeu i ka. Nëse del i lirë, gjasat janë që të bëhet pjesë e Teutës.
GJYQI ME FLAMURTARIN – Një tjetër lojtarë që ka marrë lejekalimin në Vlorë është sulmuesi Jurgen Vatnikaj. Shtatlarti, për shkak të pagesave të pamarra te Flamurtari i ishte drejtuar Dhomës Kombëtares të Zgjidhjes së Konflikteve, në FSHF.
Në gjyqin e zhvilluar një ditë më parë, sulmuesi ka dalë lojtarë i lirë, ndërkohë që klubi i Flamurtarit do të jetë i detyruar t’i japë atij 4 paga. Kështu në listën e borxheve të kuqezinjve shtohet edhe një tjetër, që sigurisht nuk ka vlerën e të mëparshmëve. /abcnews.al