Një ngarkesë prej 16 kg heroinë është kapur në portin e Ankonës nga Guardia di Finanza. Droga ishte fshehur brenda një kamioni të zbritur nga një anije që vinte nga Durrësi.
Ndërkohë agjentët e policisë italiane arrestuan shoferin e automjetit, një shqiptar 38-vjeçar. Ky operacion është bërë i ditur ditën e sotme, ndërkohë që është zhvilluar në datën 16 janar.
Policia italiane e Ankonës vërtetoi arrestimin e shqiptarit i cili nuk ka pranuar të flasë për autoritetet italiane.
Heroina, e cila tashmë do t’i nënshtrohet testeve laboratorike, ishte e fshehur në brendësi të automjetit.
Autoritetet italiane kanë ngritur grupin hetimor, për të kuptuar se ku ishte destinacioni final i drogës së rëndë, dhe veçanërisht nëse shqiptari kishte ndonjë pritës në Ancona.
Ndërkohë autoritetet italiane nuk kanë bërë me dije identitetin e shqiptarit./abcnews.al