Një nga rrugët më të frikshme dhe më të rrezikshme në verlindje të vendit tonë është ajo që lidh Kukësin me zonën e Shishtavecit. Aty çdo ditë bien gurë dhe udhëtaret lëvizin në panik.
Nuk ka natë që këtu të mos dëgjohet zhurma e gurëve që bien nga malet. Fati ka dashur të mos ketë jetë të humbura
Kukës – Shishtavec mbetet një nga segmentet më të rrezikshme për udhëtarët.
Rruga Kukës – Shishtavec, mbetet një ndër akset më të rrezikshme për udhëtaret.
Skarpatat e rrugës janë formacione të paqëndrushme dhe masive të shpërbëra gurësh.
Ky masiv guri që krahasohet dy ditë më parë rrezikoi edhe punonjësit e mirëmbajtjes.
Kompania sipërmarrëse është e pranishme gjatë gjithë kohës, por zgjidhje e vetme shikohet mundësia e rishikimit të projektit dhe akordimi i fondeve për të vendosur rrjeta mbrojtëse në skarpatat që përbëjnë rrezikshmëri të lartë për shkarje.
Rruga Kukës – Shishtavec ishte një ndër investimet më të mëdha në Kukës pas ndërtimit të rrugës së Kombit e që ka kushtuar rreth 28 milionë dollarë. Por mesa duket studimi dhe investimi nuk ishte i plotë duke lënë pas rrezikun e shkarjeve me të cilën përballen çdo ditë udhëtarët dhe drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë aks të rëndësishëm rrugë e që lidh më shumë se 14 mijë banorë te Shishtavecit, Topojanit e Zapodit me 16 fshatra që kanë këto njësi./abcnews.al
Bujar Muçmata, gazetar i ABC News, Kukës