Gazetarët Blendian Koka, Enton Abilekaj dhe Esiona Konomi kanë debatuar ashpër në studion e “Byro Politike” me zyrtarin e PD-së, Çlirim Gjata. Tema e emisionit është marrëveshja mes opozitës me mazhorancës për Kodin Zgjedhor dhe tryeza e “surprizë” ku ishte edhe Damian Gjiknuri.
Gazetari Blendin Koka tha se “ju (PD) duhet ta kishit bërë kurban Damian Gjiknurin dhe jo ta nxirrni si kumbar të reformës”.
Po kështu gazetarja e Abc News, Esiona Konomi tha se e vetmja mundësi për të djegur Damian Gjiknurin si figurë politike ishte tani. Tashmë që PD ulet në tryezë me të, do të jetë e pamundur. Në debat e sipër, Gjata tha se “SPAK mund të hetojë Gjiknurin dhe nuk e pengon kjo tryezë”.
Pjesë nga debati
Bledian Koka: Unë mendoj se problem është sistemi politik jo sistemi zgjedhor. Nuk është problemi i kodeve por kemi të bëjmë me një sistem që ka prodhuar një autokrat si Edi Rama, që nuk njeh norma e ligje dhe si i tillë ju vendosët të digjni mandatet, të mos hyni në zgjedhje lokale. Ndaj dhe ju mbështetëm në këtë kauzë, tani bëtë gabimin që u ulët me Damian (Termetin e Dibrës) dhe rudina hajdarin që nuk e kupton asgjë. Kjo nuk gjeneron atë që pritej, pra që Rama është sfiduar.
Enton Abilekaj: Unë mendoj se po vazhdon marrëveshja e 17 Majit 2017. Ata (Rama-Basha) kishin rënë dakord që të bëhej refora zgjedhore .Pra, edhe marrëveshja e 17 Majit garantonte reformë zgjedhore. Nuk u bë atëhere po bëhet tani. Atëhere une mendoj se ky është vazhdim. Ju e sulmuat ashpër Gjiknurin dhe ja ku jemi sot, në tryezë.
Çlirim Gjata: Reforma zgjedhore është kusht i Bundestagut dhe ne s’mund ti ikim këtij kushti. Reforma zgjedhore ka si qëllim të shkojmë në zgjedhje të lira. Ne kemi përgjegjësi për integrimin e vendit. Nëse nuk plotësohen kushtet e Bundestagut, nuk hapen negociatat. /abcnews.al
Lexo edhe: “Tryeza surprizë e PD”, Gjata: Fitore spektakolare e opozitës



