JD Vance u nis nga Zvicra pas bisedimeve me Iranin. “Kanë qenë 36 orë shumë produktive”, u tha zëvendëspresidenti amerikan gazetarëve para se të hipte në aeroplan.
Bisedimet me Iranin kanë hedhur “një themel të shkëlqyer për një marrëveshje përfundimtare të suksesshme”.
“Marrëveshja përfundimtare është shtëpia. Ne i kemi hedhur themelet. Ende nuk e kemi ndërtuar shtëpinë, por kemi hedhur një themel të fortë për të arritur një rezultat pozitiv për popullin amerikan”, tha Vance.



