Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbrojtësi i Iranit, zëri i protestës/ Rama: Ja prova se regjimi iranian qëndron pas

schedule22:02 - 22 Qershor, 2026

schedule 22:02 - 22 Qershor, 2026

Një mbrojtës i regjimit të Iranit në ballë të protestës së bulevardit.

Në ditën e pjesëmarrjes më të ulët para Kryeministrisë, një ish-luftëtar i UÇK-së, Dritan Goxhaj, i njohur haptazi në opinionin publik si një mbrojtës fanatik i regjimit të Iranit dhe me qëndrime kundër SHBA-së dhe Izraelit, lexoi 5 kërkesat e protestuesve.

I mandatuar nga grupi koordinues i protestës, bie në sy se kërkesa e parë është dorëheqja e Ramës dhe e qeverisë, kurse në katër të tjerat as nuk përmendet Zvërneci apo Sazani.



Për kryeministrin Edi Rama, kjo është prova më e qartë se Irani qëndron pas protestës në bulevard. Duke i dhënë një përgjigje edhe ish-ministrit të tij të Jashtëm, Ditmir Bushatit, një tjetër i zhgënjyer nga Rama, që në kulmin e frymëzimit të tij nga flamingot, ashtu si Elisa Spiropali, nxitonte të replikonte se protesta nuk ishte e nxitur nga Irani.

“Si thoshin derrat e kënaqur migjenianë të segmentit ‘intelektual’ të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë….?¿

Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do të dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!