Ledion Krisafi: Ndalimi i internetit po sjell zemërim popullor në Rusi dhe Krime
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, deklaroi se zemërimi popullor nuk ka nisur vetëm në Krime, por është shfaqur edhe në Moskë pas ndërprerjeve të internetit.
Ai theksoi se është e vështirë të kuptohet nëse pakënaqësia e rusëve në Krime drejtohet ndaj Rusisë apo Ukrainës, pasi situata po prek funksionimin normal të shoqërisë dhe ekonomisë.
Krisafi nënvizoi se në Moskë dhe Shën Petersburg jetojnë rreth 22 milionë banorë dhe se ndërprerjet e internetit kanë shkaktuar pakënaqësi të konsiderueshme te qytetarët, duke shtuar presionin ndaj autoriteteve ruse.
“Zemerimi popullor ka nisur jo vetëm në Krime, por nisi edhe në Moskë kur u ndalua interneti; kjo po ndodh edhe në Krime. Interneti ishte më i rëndësishëm se nafta dhe gazi.
Është e vështirë të kuptosh rusët në Krime nëse kanë mëri ndaj Rusisë apo Ukrainës. Ky është një lajm që nuk jepet në mediat ruse.
Në këtë moment, pakënaqësia mund të jetë nga të dyja anët, sepse po shkatërrohet edhe mënyra si funksionon shoqëria dhe bizneset. Një pjesë e madhe e tregtisë bëhet në internet. Në Moskë dhe Shën Petersburg ka 22 milionë banorë dhe ndalimi i internetit solli pakënaqësi.” / abcnews.al/



