Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Messi është “zoti” i futbollit/ Kampioni i botës, rekordmen i golave në të gjithë Botërorët

schedule23:32 - 22 Qershor, 2026

schedule 23:32 - 22 Qershor, 2026

E kush dëshiron ta besojë se këtë të mërkurë do të shuajë 39 qirinj.

Lionel Mesi vazhdon të vjetërohet e të vjetërohet, por klasi I tij as nuk ka ndërmend të venitet.

I mbiquajturi “magjistari” I futbollit, pasardhësi I denjë I Diego Armando Maradonës, vendosi një tjetër rekord të rëndë në karrierën e tij të lavdishme.



Me dy rrjetat shënuar ndaj Austrisë në ndeshjen e dytë të grupit J të Kupës së Botës, argjentinasi u bë rekordmeni I ri I golave të shënuar në të gjithë historinë e Botërorëve.

Leo ka 18, ndërsa rekordin e mëparshëm e mbante bashkë me sulmuesin e madh të Gjermanisë, Miroslav Klose, I cili gjithashtu e fitoi Kupën e Botës.

Kilian Mbape mbetet I rrezikshëm gjithsesi.

Kampioni në fuqi I planetit e tejkaloi momentin e vështirë të humbjes së penalltisë që në minutën e 9-të, dhe pastaj goditi saktë dy herë, në minutat 38 dhe në të pestën shtesë në fund të pjesës së dytë.

I mbiquajturi “Pleshti” pati 7 gjuajtje gjithsej, 4 në kuadrat, dy gola, humbi një 11 metërsh dhe një rast të pastër, ndërsa pritshmëria sipas kompanive të basteve ishte për mesataren 1.78 gola.

Pra, ai u parashikuar se do ta bënte atë që bëri.

Argjentina e tij siguroi edhe kualifikimin në raundin e dytë me këtë sukses 2-0.

Mesi, ndërkaq është kandidat edhe për të mbrojtur titullin botëror të fituar 4 vjet më parë në Katar, por edhe për të fituar Këpucën e Artë, ndonëse do të jetë në konkurrencë të fortë sidomos me kapitenin e Francës, Kilian Mbape, por edhe me kapitenin e Anglisë, Harri Kejn, e pse jo me yllin e ri të Gjermanisë, Undav.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!