Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se njerëzit po lodhen nga protestat në bulevard dhe se shtetet armiqësore po e shfrytëzojnë situatën në vend.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se protesta nisi për Sazanin dhe Zvërnecin, po nuk po flitet më për këto çështje.
“Shqiptarët u revoltuan, sepse u pretendua se nuk do kishim të bënim me resort turistik, por se do kishim koloni izraelite të vendosur aty. Qytetarët u ndjenë të revoltuar dhe organizuan ato protesta dhe mbërrin aty ju janë. Kemi një rrudhje të numrit të pjesëmarrësve në protestë, sepse janë lodhur. Siç po dalin gjërat, realisht, duhet t’i japë pikë PS dhe Edi Ramës, kur të sqarohen gjërat. Protesta, del dhe kanalizohet, Rama në burg, Berisha në burg. Protesta nisi për Sazanin dhe Zvërnecin, nuk kemi asgjë për Sazanin dhe Zvërnecin. U harrua Sazani dhe Zvërneci”, theksoi ai./abcnews.al



