Dy vetë që po udhëtonin me një kamionçinë, e cila u përmbys janë plagosur rëndë.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Vlorës dhe të dëmtuarit u dërguan në spital.
Sipas policisë, kamionçina u përmbys pasi një kamion i preu rrugën.
Policia ka ndaluar shoferin e tij deri në sqarimin e plotë të ngjarjes. Kurse të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al