VIDEO | Gjithçka e lënë pas, Aldo Teqja drejt riaftësimit të plotë

schedule18:11 - 14 Janar, 2020

schedule 18:11 - 14 Janar, 2020

Portieri i Partizani, Aldo Teqja, ishte në qendër të vëmendjes sportive pas rrëzimit të tij nga kati i gjashtë i banesës. Për fat të mirë, gardiani i të kuqve ishte jashtë çdo rreziku për jetën dhe pësoi vetëm disa dëmtime të vogla.

Kur kanë kaluar më shumë se tre muaj nga ajo ngjarje, Teqja duket se po rikuperohet plotësisht dhe ndodhet i grumbulluar me “Demat e Kuq” në Antalia të Turqisë.

Faqja zyrtare e Partizanit postoi një video të portierit 24 vjeçar, i cili duket se po stërvitet me seanca të plota. Në këtë video, shihet se Teqja është në formë shumë të mirë fizike dhe po stërvitet rregullisht. Klubi i Partizanit shkroi mbi këtë video se gardiani i kuq, është pranë rikuperimit të plotë. Një lajm shumë i mirë për futbollin shqiptar.