Dita e prezantimit dhe detajet e akordit, Spurs gjejnë pasuesin e Eriksen

schedule12:57 - 14 Janar, 2020

schedule 12:57 - 14 Janar, 2020

Tottenham ka gjetur pasardhësin e Christian Eriksen. Ai është Gedson Fernandes, qendërmesfushori i Benficës. 21-vjeçari cilësohet si një talent në Portugali, teksa debutoi vitin e kaluar me kombëtaren luzitane.

Klubi londinez ka arritur akordin me “Shqiponjat e Lisbonës” dhe sot do të vijë zyrtarizimi. Fernandes do të vijë në huazim për 18 muaj, teksa Tottenham do të paguajë 4.5 milionë euro për 1.5 vitet huazim dhe do të paguajë 50 milionë euro të tjera në verën e vitit 2021 për të blerë përfundimisht lojtarin.

Një përforcim i rëndësishëm për Jose Mourinhon, që mbush boshllëkun e krijuar nga largimi i organizatorit danez. Christian Eriksen është gjithnjë e më pranë transferimit tek Interi, që po negocion detajet e fundit me agjentët e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!