Tottenham ka mundësinë për të harruar sa më shpejt humbjen e fundit në kampionat kundër Liverpool. Ekipi i Jose Mourinhos në shtëpi Middlesbrough. Dueli i parë i FA Cup u mbyll 1-1 dhe sonte (20:45) do të përcaktohet ekipi që kualifikohet në raundin e 1/16.
Trajneri portugez është ndalur te dominimi i dyshes Liverpool-Manchester City në konferencë për shtyp dhe dëmtimi i Harry Kane, kapiteni dhe sulmuesit kryesor të Tottenham.
“Ne si klub nuk mund të kemi të njëjtin kontingjent si Manchester City dhe Liverpool. Pashë ndeshjen e Cityt dhe në stol kishte Sterling, Bernardo Silvën, Gundogan dhe Otamendin. E njëjta gjë edhe për ‘The Reds’, mos të harrojmë që të dëmtuar janë Matip, Lovren, Keita dhe Fabinho.
Nuk po them që i kam zili, unë kam një staf dhe një grup lojtarësh fantastikë, komplet ndryshe nga ta. Kane? Nuk e di se kur do të kthehet. E presim në mes të prillit ose në fund të prillit. Ose në maj, ku i dihet mund të kthehet edhe sezonin e ardhshëm“, përfundon trajneri i Spurs. /abcnews.al