“Po pres për lajme. Nuk flas për një lojtarë të Benfica”, shprehej Jose Mourinho, ndërkohë që Tottenham Hotspurs ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e Gedson Fernandes nga klubi portugez, që do të përfitojë 65 milionë euro nëse londinezët binden për ta blerë përfundimisht.
Fernandez ndodhet në Angli dhe po kryen testet mjekësore dhe më pas do të vijë edhe zyrtarizimi. Sikurse raportojnë mediat britanike, mesfushori 21-vjeçar do të huazohet te klubi i Tottenham për 18 muaj dhe në verën vitit 2021 londinezët duhet të vendosin se çfarë do të bëjnë.
Qendërmesfushori është aktivizuar që vjet me skuadrën e Benfica dhe “Spurs”-at e shikojnë si pasuesin e Christian Eriksen, i cili do të largohet me shumë mundësi që tani. /abcnews.al
Benfica midfielder Gedson Fernandes is due to have a medical at Tottenham today ahead of an 18-month loan deal.
More ? https://t.co/v3mRLFuiw4#bbcfootball pic.twitter.com/d9yTiogvD7
— BBC Sport (@BBCSport) January 13, 2020