Sormani do sulmues, Partizani tenton mikun e Cordeiro

schedule08:21 - 12 Janar, 2020

schedule 08:21 - 12 Janar, 2020

Partizani kërkon të përforcohet në sulm dhe i rikthehet një objektivi të vjetër. Artur Faite Reginaldo, sulmuesi që vjet fitoi Këpucën e Artë me 13 gola të shënuar me fanellën e Kukësit, thuhet se është kontaktuar nga “demat e kuq”.

Jo vetëm kaq, por po tentohet të bindet përmes mikut të tij, William Cordeiro. Raporti i sulmuesit me brazilianin është shumë i mirë, pasi ata kanë luajtur të dy së bashku dhe për shkak se flasin gjuhën portugeze, edhe shoqëroheshin shumë së bashku.

Reginaldo vjen pas një eksperience në Kazakistan, ku shënoi vetëm dy gola. Atje përfitonte 10 mijë dollarë në muaj dhe normalisht që Partizani duhet të bëjë një ofertë të majme për ta bindur. /abcnews.al

https://www.facebook.com/563479077450853/posts/879710932494331/?substory_index=0