Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbështetja për arsimin e fëmijëve me aftësi ndryshe/ Synimi për vitin 2027, një mësues ndihmës për secilin

schedule13:50 - 29 Nëntor, 2026

schedule 13:50 - 29 Nëntor, 2026

Një detyrë e thjeshtë mund të kërkojë më tepër kohë,  një fjalë mund të mësohet pas më shumë përpjekjesh.

Ky nxënës i klasës së parë me çrregullime të spektrit autik  përpiqet  të hedh hapa të rinj  ndërsa në bankë për ta mbështetur ka Letrinën,  mësuesen ndihmëse për të cilën  çdo arritje e tij është dhe e saj.

“Ka filluar artikulon disa fjalë, figurat i emërton, arrin të rrijë mes shokëve.



Duan më  shumë durim dhe një gjë që të lodh psikologjikish se nuk I ke arritjet e mëdha që  të kënaqin,  I ke shumë të vogla, dhe dorëzohesh ndonjëherë, por pastaj papritur ata të surprizojnë.”

Çdo fëmijë me aftësi ndryshe  është I veçantë. Dhe për Letrina Ferrunaj me një përvojë  prej rreth 14 vitesh si mësuese ndihmëse për secilin prej tyre  duhet përgatitur një plan individual. Dhe nëse një mësuesi i duhet të ndihmojë më shumë se një fëmijë  gjatë orarit mësimor koha dhe vëmendja e tij ndahet,  po ashtu dhe përftimi për nxënësit.

“E para duhet empati, ta kuptosh fëmijën, të shikojmë si mëson, ku i ka aftësitë. Të gjithë fëmijët janë ndryshe dhe nuk mund te thuash ky ngjanë me këtë, sidomos ata me specter …

Nxënësit që kërkojnë më shumë mbështetje nuk do kishte rezultat njësoj .. nëse ai nuk është me mbështetje  prindi do detyrohej ta merrte.”

Këtë synon të zgjidhë ministria e Arsimit  e cila  ka paralajmëruar se vitin që vjen do të shtojë mësuesit ndihmës në shkolla duke  e çuar në një mësues për çdo fëmijë me aftësi ndryshe  ndërsa në klasa  numri i këtyre nxënësve  këtë vit shkollor ka shkuar në 6039 nga rreth 4500 që ka qene në vitin 2024- 2025.

“Gjithëpërfshirje nënkupton të të gjitha aspektet, të mësojmë, të bëjmë shokë, të na bëjnë shokë. Ka vështirësitë e veta se katër orë janë shumë për një nxënës edhe për të ndenjur drejtë dhe për të përthithur informacion, por kemi gjetur një ambjent favorizues në klasë.”

Me kalimin nga raporti një mësues ndihmës për dy fëmijë në mbështetjen individuale të secilit në 2027, synohet që çdo nxënës me aftësi ndryshe të marrë vëmendjen që i nevojitet pasi suksesi në raste të tilla  nuk matet vetëm me një detyrë të përfunduar,  por dhe me një fëmijë që arrinë të komunikojë më mirë, të fitojë besim  tek vetja apo të socializohet me të tjerë si ky nxënës I klasës së parë.

“E kemi për mburrje këtë kemi zënë shumë shokë.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!