Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Jemi më afër se kurrë”/ Rama: Shqipëria nis vitin e ardhshëm përgatitjen e traktatit të anëtarësimit në BE

schedule12:54 - 27 Nëntor, 2026

schedule 12:54 - 27 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria nuk ka alternativë tjetër përveçse të vijojë reformat dhe përmbushjen e detyrimeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Komisioneren për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, në Pallatin e Brigadave në Tiranë, Rama theksoi se procesi i integrimit duhet kuptuar si një rrugë e bazuar te përmbushja e detyrave dhe jo te kërkimi i datave të anëtarësimit.

Ai u ndal te ecuria e Shqipërisë në raport me vendet e tjera të rajonit, duke përmendur Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë. Kryeministri theksoi se kërkimi i një date konkrete për anëtarësimin nuk është mënyra e duhur për të kuptuar funksionimin e procesit të integrimit, pasi afatet mund të ndryshojnë në varësi të ecurisë së reformave.



Rama përmendi gjithashtu hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave në një kohë rekord, duke e lidhur këtë me përmbushjen e detyrimeve nga ana e Shqipërisë dhe bashkëpunimin me Komisionin Evropian.
Rama bëri të ditur se vitin e ardhshëm pritet të nisë përgatitja e traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Anëtarësimi nuk vjen me shumë të mira të tjera, ndaj duam të anëtarësohemi. Por nuk kemi asnjë alternativë tjetër, vetëm të punojmë dhe të përmirësojmë detyrat dhe gjithçka që lidhet me shtetin në këtë vend. Maqedonia e Veriut ka 20 vjet që është kandidate, shumë vite përpara nesh, dhe ja ku është mbrapa nesh sot. Kur ne e nisëm këtë rrugë me qeverinë tonë të parë, ishim të fundit dhe na thuhej që në pararojë ishin Serbia dhe Mali i Zi. Sot Mali i Zi është shumë afër dhe Serbia pas nesh. Ky është proces dinamik dhe të kërkosh datë do të thotë të mos kuptosh se si funksionon procesi. Datat mund të lëvizin. Pra, nëse ne kemi bërë diçka unikale, që nuk e ka bërë askush më parë, që të hapim të gjithë kapitujt në kohë rekord, kjo ka ardhur si rezultat i faktit që ne kemi bërë detyrën dhe na kanë thënë: Po, detyra është bërë. Ne jemi krah për krah me Komisionin, për të kuptuar ku jemi mirë, ku kemi bërë më shumë apo më pak progres. Komisionin kemi për ta bindur dhe më pas vjen faza tjetër. Ndaj, fillimi i përgatitjes së traktatit të Shqipërisë në BE është vitin e ardhshëm. Jemi më afër se asnjëherë, por duhet të punojmë çdo ditë”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!