Egantia kthehet në fushë për sfidën e saj të katërt në Konference League.
Kampionët e Shqipërisë kanë shansin më të mirë për të siguruar fitoren e parë në aventurën historike në Europë, pasi duke nisur nga ora 18:45 do të luajnë në “Air Albania” kundër Linkoln të Gjibraltrarit.
Skuadra nga Rrogozhina vjen në këtë sfidë pas dy barazimeve dhe një humbjeve, ndërsa shihet si favorite për të shijuar suksesin e madh në Conference League.
Por këtyre parashikimeve nuk ju beson trajneri Nevil Dede, i cili ka kërkuar përqëndrim maksimal nga ekipi i tij.
Dede duhet t’i bëjë llogaritë me shumë mungesa dhe me një emergjencë në mbrojtje.
Përveç Sotës së dëmtuar, edhe Enea Bitri është i pezulluar për shkak të kuq të marrë në ndeshjen e fundit. Për këtë arsye, tekniku duhet të improvizojë në repartin difensiv në një ndeshje shumë të rëndësishme për të ardhmen në Europë./abcnews.al



