Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mjaft është mjaft…/ Kello: Mjafti ishte për suksesin! Leka: Veliaj e Spiropali, konflikt të hapur Ramës

schedule20:52 - 25 Nëntor, 2026

schedule 20:52 - 25 Nëntor, 2026

Në emisionin “Real Story”, Martin Leka dhe Andon Kello komentuan zhvillimet brenda Partisë Socialiste pas përjashtimit të Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar.

Gjatë diskutimit, Kello u ndal te karriera e shpejtë politike e Spiropalit dhe Erion Veliajt, duke theksuar kontrastin mes promovimit të tyre dhe pritjes së gjatë të socialistëve të tjerë për të marrë poste në parti.

Ndërsa Martin Leka foli për ambiciet politike të Spiropalit dhe përplasjen e saj me kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar: “Elisa Spiropali sot konkurron Edi Ramën!”.



Martin Leka: Spiropali mendon dhe e beson edhe vetë që bën për kryetare parlamenti, për presidente dhe kryetare partie! Kalojmë te pjesa serioze se çfarë ka sjellë kryeministri Rama, jo vetëm këta njerëz në PS, por e kam fjalën edhe për frymën.

Andon Kello: Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali në vitin 2025 kanë qenë dy figura kryesore në PS, sepse patën Tiranën. Dhe pas një viti këto dy figura u përjashtuan. Kishin një kontribut këto dy figura, sepse ishin dy figurat më të përdorura nga kryeministri Edi Rama për debate politike dhe ishin figurat më të urryera. Në raport që kishin socialistët me PS, mjaft ishte mjaft për suksesin. Ka njerëz, socialistë që presin prej vitesh që të arrijnë diçka në parti. Kurse brenda shumë pak vitesh Elisa Spiropali u bë drejtoreshë doganash dhe më pas deputete në Korçë, me të cilin nuk kishte lidhje fare, dhe Erion Veliaj ministër dhe më pas direkt kryebashkiak.

Martin Leka: U strukturua pikërisht në luftën ndaj partisë ku ata milituan më vonë dhe kjo e bën kontradiktore gjënë, sepse të futesh në një parti pa doktrinë… Jemi në një konflikt të hapur. Erion Veliajn e ke kundër Edi Ramës deri në akuza monstruoze. Elisa Spiropali sot konkurron Edi Ramën!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!