Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bllokuan rrugën gjatë tubimit të djeshëm në Tiranë, 21 gjoba për protestuesit

schedule13:41 - 9 Nëntor, 2026

schedule 13:41 - 9 Nëntor, 2026

Policia e Tiranës ka vendosur 21 masa administrative ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas njoftimit të Policisë, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, janë plotësuar 21 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.

Shtetasit në fjalë dyshohet se kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë përmes megafonit.



Për secilin prej tyre është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë.

Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!