Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier-Levan, në Qafën e Koshovicës, ku është përfshirë një autobus i linjës Fier-Ferras, me më shumë se 15 udhëtarë në bord.
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur e plagosur një grua, e cila udhëtonte si pasagjere në autobus. Sipas të dhënave paraprake, shkak i përplasjes dyshohet të jetë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i një automjeti tip Volkswagen.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e ambulancës, të cilat kanë transportuar të plagosurën drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për normalizimin e qarkullimit rrugor.
/abcnews.al/


