Mjekët japin alarmin: Assange në gjendje të rëndë shëndetësore

schedule14:26 - 25 Janar, 2018

schedule 14:26 - 25 Janar, 2018

Londra nuk pranon të lejojë themeluesin e Uikiliks Julian Assange që të shtrohet në spital pavarësisht apelit të mjekëve që deklarojnë se gjendja e tij shëndetësore është kritike dhe po përkeqësohet nga dita në ditë.

Gjendja shëndetësore e themeluesit të Uikiliks Julian Assange është kritike. Assange qëndron I mbyllur në ambasadën e Ekuadorit në Londër që prej qershorit të 2012-ës. Alarmi është dhënë nga dy mjekët e fundit që e kanë vizituar e që floën për britaniken Guardian. Pasi e kanë vizituar për disa orë, mjekët kanë arritur në përfundimin se Assange duhet të shtrohet në spital, pa rrezikuar arrestimin. Dhe pse nuk kanë pranuar të japin detaje pasi bëhet fjalë për raportin mjek – pacient, ata shtuan se qëndrimi i mëtejshëm i Assange në ambasadën ekuadoriane do të ishte shumë e rrezikshme për shëndetin e tij.

Qeveria britanike ka refuzuar t’i lejojë Assange që të kurohet në spital. Themeluesi i Uikiliks rrezikon arrrestimin, pasi ka shkelur arrestin shtëpiak, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan ekstradimin e tij ku mund të dënohet me burg pasi akuzohet se ka publikuar informacione sekrete./abcnews.al