Mbrojtësi i majtë i Chelsea, Marcos Alonso, do të largohet nga Blutë e Londrës. Drejtuesit e skuadrës londineze kanë vendosur që t’i hapin derën mëngjarashit spanjoll dhe ky i fundit, ka vendosur që të rikthehet në Serie A.
Chelsea siguroi shërbimet e Marcos Alonsos nga skuadra e Fioretinës, që po ashtu synon rikthimin e spanjollin. Përveç ekipet viola, edhe dy skuadra tjera të Serie A janë të interesuara për shërbimet e Alonsos. Interi dhe Roma janë dy skuadrat tjera të interesuara për kartonin e spanjollit.
Marcos Alonso e ka humbur vendin e titullarit te Chelsea dhe Emerson është zgjedhje e parë e Frank Lampard. Rikthimi në Serie A pritet të ndodhë brenda këtij muaji janar./abcnews.al