Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Milan bën “djallin” në derbi/ Skuadra kuqezi fitoi 3-1 sfidën e madhe kundër Inter

schedule14:38 - 1 Nëntor, 2026

schedule 14:38 - 1 Nëntor, 2026

A mund të jetë kjo kthesa e madhe?

A mundet që populli milanist të ketë besim se skuadra e tyre e zemrës, që I ka zhgënjyer për kaq vjet, më në fund, mund të kthehet në kohët e lavdishme?

Optimizmi padyshim që është në qiell pas fitores së derbit të radhës, sukses me shifrat 3-1 që riktheu Milanin në garë për titull, dhe e nxorri nga një krizë që dukej si një greminë.



Skuadra kuqezi e nisi duelin në mënyrë të rrufeshme duke shënuar dy gola që në 10 minutat e para.

Fillimisht, realizoi amerikani Pulishiç, dhe pastaj francezi Rabió.

Kampionia e Italisë reagoi dhe arriti të shkurtonte shifrat në 2-1 pasi realizoi mbrojtësi Alesandro Bastoni në minutën e 22-të, veçse Milani goditi shpejt. Dy minuta para fundit të pjesës së parë, Diego Moreira shënoi një gol të bukur me goditje dënimi.

Heroi I ndeshjes ishte pikërisht Moreira, një yll me pasaportë belge dhe origjinë të përzier, nga Guinea Bisao në Afrikë, dhe nga Gjermania.

Njëzetedyvjeçari shërbeu dy asistet për rrjetat e para, përveç goditjes së shkëlqyer të dënimit.

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi kuqezi në derbi, ndërsa në 8 sfidat e fundit me zikaltërit, ka 6 fitore e dy barazime.

Kjo epokë e artë erdhi pas 6 humbjeve radhazi në vitet 2023-2024.

Edhe pse Interi pati epërsi në zotërim topi dhe në gjuajtje, sërish nuk mundi të shënonte gol tjetër dhe të shmangte humbjen.

“Ekstazë e Milanit, – titullon “La Gazeta delo Sport”, – derbi mbetet makth për Interin: 1-3! Moreira është mbreti, dy asiste dhe një gol!”

“Il Korriere delo Sport” veçon trajnerin kuqezi, Amorim: Stramorim! Ruben çmonton Kivunë, Moreira bën rolin e fenomenit! Bie Interi!

Kampionët kanë 25 pikë në renditje pas 10 javëve të Serisë A, po aq sa Lacio, ndërsa Milani është ngjitur në kuotën e 21 pikëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!