Një grabitje me armë është regjistruar në një bankë të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.
Sipas informacionit paraprak, një person i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës, ku nën kërcënimin e armës ka kryer grabitjen dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Ngjarja ka ndodhur te kompleksi i njohur si “Kika”, te Komuna e Parisit.
Ende nuk ka informacion të plotë mbi shumën e parave të grabitura apo identitetin e autorit. Pritet që policia të japë detaje të mëtejshme lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe vijimin e hetimeve.


