Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nuk ka ‘dritë jeshile’/ “Dalogu me Kosovën, i pezulluar”, DASH: Qeveria të përmbushë detyrimet ndaj serbëve

schedule13:43 - 14 Tetor, 2026

schedule 13:43 - 14 Tetor, 2026

Nuk ka dritë jeshile për rikthimin e dialogut strategjik mes Kosovës dhe SHBA-ve. Departamenti amerikan i Shtetit ka ritheksuar se ajo varet nga krijimi i kushteve të përshtatshme, përfshirë përmbushjen e zotimeve të Kosovës ndaj serbëve në komunat veriore, duke përsëritur të njejtin qëndrim si në korrik.

Ky qëndrim vjen pasi presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, kërkoi rifillimin e Dialogut Strategjik gjatë takimit të hënën me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Presidencës, ajo theksoi rëndësinë e këtij dialogu për thellimin e partneritetit dhe avancimin e prioriteteve të përbashkëta.



Departamenti i Shtetit rikujtoi se SHBA-ja e pezulloi Dialogun Strategjik për një periudhë të pacaktuar në shtator të vitit 2025, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë së atëhershme në detyrë të Albin Kurtit,

Prej vitesh, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kërkojnë Kosovës të zbatojë marrëveshjet e arritura në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Së fundmi Koosva propozoi që kampi Bondsteel të bëhet bazë e përhershme amerikane, por për sa kohë dialogu mbetet i pezulluar, Kosova humbet mundësinë për të thelluar në mënyrë sistematike bashkëpunimin ekonomik, tregtinë, lehtësimin e investimeve dhe koordinimin më të gjerë diplomatik me SHBA-të.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!