Gjurmët e protestës së një dite më parë ishin ende të pranishme në rrugën e Durrësit në Tiranë mëngjesin e të mërkurës.
Një biznes i shkatërruar bie në sy. Nje kompani fajdesh, ndaj se ciles zemerimi mund te jete I justifikuar. Dyqanet afer saj, jane shkatwrruar. Por ndryshe nga kompania e fajdeve, asgje nuk ishte marre.
Pllakat e shkulura nga trotuari janë ende aty. Ndryshe nga heret e tjera, autoritetet lokale nuk ishin nxituar te largonin mjetet e dhunes se nje nate me pare. Guret e hedhur në drejtim të ministrisë së Arsimit nuk ishin larguar nga oborri I saj ndërsa thuajse çdo dritare xhamat I kishte të thyer.
Ndërsa një tjetër protestë ishte thirrur të mërkurën ne dreke, shumë kalimtar dhe punonjës të bizneseve në këtë zonë druheshin të flisnin. Frika e nje nate me pare eshte ende e forte.
Nje shitëse fare pranë ministrisë tregon se me çfarë u përball të mërkurën.
Shumë prej bizneseve u detyruan të mbyllin dyert me herët. Ndërsa të tjerë duket se nuk do të qëndrojnë gjatë në punë as të mërkurën. Nje prej arterieve kryesore te kryeqytetit, ku linden dyqanet e para private, prej nates se te martes, jane kthyer pas ne kohe.
Tre kalimtar dhe dhe 2 protestuse sipas ministrisë së Shëndetësisë vazhdojnë të qëndrojne në mbikqyrjen e mjekëve për shkak të lëndimeve të marra në protestë.
Për dëmtim të insitucioneve publike dhe private policia thotë se ka arrestuar në flagrancë 16 persona dhe ka proceduar penalisht për dhunë 49 protestues. Mes tyre, më i riu është 23 vjec. Të tjerët nuk kanë moshën për të qenë student.
Një tjetër shenjë se protesta e të mërkurës nuk ishte për shkollën dhe se dëmet e saj nuk janë vetëm materiale. Synimi duket dhënia e një tjetër imazhi, nga ai që u dha në Luksemburg, i një Shqipërie që është pranë Europës.


