Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Faza e dytë e Territoriales, PD kundër/ Balla – opozitës: Të ngremë komisionin parlamentar

schedule11:30 - 13 Tetor, 2026

schedule 11:30 - 13 Tetor, 2026

TIRANË- S’ka konensus për komisionin e posacëm parlamentar të fazës së dytë të reformës territoriale. Opozita hodhi hapin e parë të bojkotit, duke braktisur mbledhjen e konferencës së kryetarëve, kurse mazhoranca socialiste është e vendosur të miratojë të enjten komisionin e posacëm, me një ftesë të fundit dy ditë para seancës.

“Uroj që deri të enjten të ketë reflektim. Që ditë më parë, në emër të mazhorancës, si kryetar i Grupit unë u kam thënë që ‘ne do të vijmë me propozimin për të vijuar punën. Bujrum, hajdeni, mos e lini karrigen bosh” u shpreh Balla.

Balla nënkuptoi skenarin e 2014, kur karriget e demokratëve pas bojkotit i zunë socialistët.



“Nga 2013, jane bere 4 komisione, opozita ka marre pjese ne 2, 1 e ka bojkotuar, shpresoj qe mos e bojkotije edhe kete qe te shkojne 2-2, perndryshe dihet cfare ndodh” tha ai.

Të njëjtin apel, Balla e kishte edhe për Reformen Zgjedhore, aty ku opozita është më pak revolucionare.

“Shpresoj qe reforma zgjedhore te mos jete e njeanshme, i kujtoj opozites se afati i komisionit te zgjedhores eshte deri ne nentor. Po ashtu ne kuader te reformes territoriale, na duhet edhe kodi zgjedhor”, shtoi Balla

Këtë herë socialistët nuk do të kenë merakun e votave. Komisioni i posacëm parlamentar kërkon vetëm 71 kartona jeshil. Ndërkohë që ky komision, me apo pa opozitën, do të vijojë me 3 detyrat e lëna pas, kompetencat, financimet dhe analizimin e 46 bashkive të reja, socialistët kanë përveshur mëngët pa pritur datën fikse për zgjedhjet lokale.

Dhe e kanë një dëshirë, për Vaterlonë e 2027-ës.

“Bashkia Tiranë do ishte perfekte për votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm” tha Balla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!