Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vllaznia ngrihet nga “rrënojat”/ Fitore që largon krizën, Murataj ndëshkon 1-0 Dinamo City

schedule12:49 - 12 Tetor, 2026

schedule 12:49 - 12 Tetor, 2026

Ndoshta nuk erdhi vetëm nga ndryshimi i stolit. Vllaznia e fitoi më në fund një ndeshje në Superligën shqiptare këtë sezon, e çfarë dueli, dhe për momentin iu largua fundit të renditjes.

Shkodranët, ata që mbajnë mbi shpinë fanelën e ekipit më të vjetër të futbollit në vend, ia dolën ndaj Dinamos 1-0 në “Loro Boriçi”, në debutimin e trajnerit të ri.

Hungarezi Çaba Laslo, që pasoi Edi Martinin, mund të ndihet i kënaqur. Në Shkodër mjaftoi goli shumë i bukur i shënuar nga Edon Murataj që në pjesën e parë, në 31’.



Fitorja e parë këtë edicion erdhi ndaj një pretendenti për titull, dhe padyshim që jep shumë më tepër besim te kuqeblutë që kanë qenë në krizë të plotë.

Përballja ishte e fortë, e ndoshta kryeqytetasit e kishin nënvleftësuar sado pak, duke pasur në mendje atë Vllaznia që ka qenë kaq e dobët gjatë këtyre javëve.

Pas pushimit, kur të besuarit e trajnerit Ilir Daja u hodhën në sulm për të marrë të paktën barazimin, u duk se ishte vonë.

Dinamo mbetet në vend të tretë në Superligë pas 6 javëve me 12 pikë, 4 më pak se Teuta e tre pikë poshtë Egnatias, ndërsa shkodranët janë në vendin e 7-të ndër 10 ekipe me 5 pikë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!