Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë rënie më të shtuar të flokëve. Por a është ky një proces natyror sezonal, apo një sinjal që organizmi po përballet me mungesa ushqyese dhe stres?
Në ABC e Mëngjesit, mjeku alternativ Hysni Dankshi shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndetin e flokëve dhe mënyrat për t’u kujdesur për ta gjatë kësaj periudhe.
Nga hithra dhe rozmarina, te vajrat natyralë dhe recetat popullore, cilat janë metodat që mund të ndihmojnë dhe për cilat duhet të jemi më të kujdesshëm?
Rëndësi të veçantë kanë edhe analizat për hekurin, ferritinën, tiroiden dhe vitaminën D, pasi disa mungesa mund të ndikojnë në rënien e flokëve.
Por vjeshta nuk është vetëm stina e ndryshimeve për flokët. Ajo sjell edhe disa nga frutat më të pasura të sezonit, mes tyre shegën, e njohur për antioksidantët, vitaminat dhe fibrat.
A është më mirë ta konsumojmë shegën kokërr apo në formë lëngu? Çfarë përfitimesh mund të marrim nga ky frut dhe çfarë duhet të dimë për përdorimin e lëvores së saj në recetat tradicionale?
Në këtë bisedë ndalemi edhe te gështenjat, një ushqim tipik i vjeshtës, i pasur me karbohidrate komplekse dhe natyrshëm pa gluten, që mund të sigurojë energji dhe ngopje.
Nga kujdesi për flokët te ushqimet që pasurojnë tryezën tonë, zbulojmë si të përfitojmë nga natyra gjatë vjeshtës, duke dalluar traditën popullore nga këshillat e mbështetura në prova shkencore./abcnews.al


