Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hapet “Pasqyra e çmimeve”/ Xhihani: Nismë pozitive! Transparenca do të shmangë abuzimet nga furnitorët

schedule14:22 - 12 Tetor, 2026

schedule 14:22 - 12 Tetor, 2026

Eksperti i Ekonomisë dhe Punësimit, Arbër Xhihani në një intervistë në “Money Report” në ABC News, foli për nismën e propozuar nga qeveria, “Pasqyra e çmimeve” dhe rëndësinë e kësaj nisme.

Sipas tij, publikimi dhe krahasimi i çmimeve mund të ndihmojnë në rritjen e transparencës në treg dhe në evidentimin e problematikave që lidhen me konkurrencën.

Eksperti theksoi gjithashtu se, përtej kësaj nisme, nevojiten edhe hapa të tjerë për të adresuar nivelin e lartë të çmimeve në vend.



Sipas Xhihanit, transparenca në treg dhe informimi i qytetarëve për çmimet janë elemente që mund të ndikojnë në forcimin e konkurrencës dhe në mbrojtjen e interesave të konsumatorëve.

“Mendoj se është një nismë që po krijon një transparencë dhe që në vetvete janë ndër shpenzime kryesore sidomos për një shtresë të caktuar që përket drejtpërdrejtë. Mendoj se do të duhej të ndërmerreshin dhe disa hapa të tjera, pasi për fat të keq jemi vendi me çmime të larta, dhe mendoj se transparenca do të mënjanonte çdo problem të mundshëm. Sa i përket ndikimit të konkurrencës është një element shtesë, përllogaritja e çmimeve do të shmangë abuzimet”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!