Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Forumi i Sigurisë/ Paralajmëron komandanti i NATO-s: Nëse dikush është aq budalla sa të na sulmojë, ne do të luftojmë

schedule14:52 - 12 Tetor, 2026

schedule 14:52 - 12 Tetor, 2026

Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, ka paralajmëruar se Aleanca është e gatshme të reagojë ushtarakisht në rast të një sulmi ndaj saj.

Duke folur në Forumin e Sigurisë në Varshavë, Grynkewich deklaroi se NATO është e gatshme të luftojë në çdo moment nëse sulmohet.

“Nëse dikush është aq budalla sa të na sulmojë, ne do të luftojmë”, u shpreh gjenerali amerikan.



Megjithatë, ai theksoi se nuk beson se një konflikt i tillë është i afërt apo i pashmangshëm, duke nënvizuar se gatishmëria ushtarake e Aleancës synon të parandalojë çdo sulm të mundshëm.

Gjatë fjalës së tij, Grynkewich shpjegoi se NATO do të synonte të ndalte forcat sulmuese, të dobësonte ofensivën dhe më pas të mposhtte kundërshtarin.

Gjenerali theksoi gjithashtu rëndësinë e unitetit dhe fuqisë ushtarake të Aleancës, duke argumentuar se çdo kundërshtar duhet ta kuptojë se përshkallëzimi i një konflikti me NATO-n do të kishte kosto të lartë.

“Duhet të kemi besim në aftësinë tonë për të reaguar me forcë dhe për t’u përballur me çdo kundërshtar që përshkallëzon konfliktin”, deklaroi Grynkewich, duke shtuar se një Aleancë e bashkuar dhe e përgatitur shërben si faktor parandalues ndaj çdo sulmi të mundshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!