Gjykata e Shkallës së Parë Durrësi liron Durim Keçin, Italia nuk kërkoi ekstradimin e tij

schedule22:21 - 24 Janar, 2018

schedule 22:21 - 24 Janar, 2018

Durim Keçi, i arrestuar Tetorin e kaluar në Durrës për llogari të Interpol Romës, është lënë i lirë nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës. ABC News ka siguruar një kopje të vendimit, që motivon lirimin e 42-vjeçarit të dënuar në Itali për trafik droge e shfrytëzim prostitucioni.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka lënë të lirë Durim Keçin, 42 vjecarin e arrestuar në Durrës, Tetorin e kaluar, pas një urdhër arresti të Interpol Romës, për shkak të një dënimi për trafik droge e shfrytëzim prostitucioni në Itali.

Autoritetet italiane të drejtësisë nuk kanë kërkuar ekstradimin e Durim Keçit, të dënuarin nga Gjykata e Xhenovës për çështje droge dhe prostitucioni. Megjithëse arrestimi i tij në Shqipëri u bazua në një urdhër-kërkimi ndërkombëtar të Interpol Romës dhe ai u la në “arrest në burg” për qëllime ekstradimi, pala italiane është mjaftuar me një kërkesë për njohje të vendimit penal italian dhe vuajtjen e tij në Shqipëri.

Ka qenë kjo edhe praktika gjyqësore që i ka mundësua daljen në liri Keçit në ditët e para të Janarit 2018.

ABC News ka siguruar një kopje të vendimit të Gjykatës Durrës për njohjen e vendimit penal të huaj ndaj Durim Keçit. Sipas vendimit, në 17 Nëntor 2017, gati një muaj pas prangosjes së Keçit, autoritetet italiane të drejtësisë kanë kërkuar njohjen dhe ekzekutimin në Shqipëri të vendimit penal italian për Keçin./abcnews.al