Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Territorialja”/ Balla-opozitës: Ju kërkoni të kapni ndonjë votë, ne përgatisim bashkitë për standardet e BE

schedule15:45 - 8 Tetor, 2026

schedule 15:45 - 8 Tetor, 2026

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi në Kuvend se Reforma e re Territoriale synon të përgatisë bashkitë shqiptare për standardet e Bashkimit Evropian.

Gjatë fjalës së tij, Balla e lidhi reformën me detyrimet që burojnë nga procesi i anëtarësimit në BE dhe me nevojën për bashki më të afta për të zbatuar projekte.

Ai tha se ndryshimet pritet të votohet sot në Kuvend, ndërsa theksoi se kryetarët e zgjedhur në vitin 2027 do të kenë rol në përgatitjen e pushtetit vendor për anëtarësimin në BE.



“Shumë u thanë dhe besoj që për qytetarët vlen edhe një argument që po diskutohet shumë më pak, por që është kryefjalë e kësaj reforme. Anëtarësimi në BE kërkon reforma të thella dhe të vështira. Janë reforma që duhen bërë me çdo kusht dhe me çdo çmim.

Edhe kjo reformë që do të nisë punën javën e ardhshme, ka detyrat e saj që lidhen me kapitullin 22. Duhet të kemi gati bashki që në vitin 2030 duhet të zbatojnë standardet e BE. Bashki që dinë të implementojnë dhe dinë të bëjnë projekte. Kryetarët që do të dalin nga zgjedhjet e 2027-ës do të jenë ata që do e bëjnë anëtarësimin të prekshëm për qytetarët. Reforma ishte një sukses. Keni ardhur me një propozim me 100 njësi, sipas matematikës së Lulit.

Ju thoni 100 ne themi më pak. Sot shpenzimet vendore janë 3 herë më shumë. Buxheti vendor, por ju bëj edhe një surprizë, 10 miliardë euro do të jetë buxheti i vitit 2027, ku bashkitë janë përfituese. Ja pra qeveria vendore i ka dhënë më shumë mbështetje nga sa i jepnit ju në pushtetin vendor. Katër herë më shumë mblidhen sot të ardhura nga bashkitë, nga sa mblidheshin në kohën tuaj.

Prandaj do ta ndryshojmë drejtimin e bashkisë, për ta kthyer atë në interesin e qytetarëve. Pas anëtarësimit në BE, bashkitë do të hyjnë te mekanizmat e kohezionit. Ju doni të kapni ndonjë një votë kurse ne duam që të jemi gati të konkurrojmë për standardet e BE. Ne duam që të mos humbim asnjë qindarkë”, tha Balla.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!