Në Kosovë sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit.
Nëse deri në mesnatë nuk zgjidhet një president i ri, Kosova do të shkojë në ciklin e katërt zgjedhor brenda dy vjetësh.
Edhe këtë të martë jashtë Kuvendit janë ftuar protesta në kërkim të miratimit në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Specialen.
Organizatorët kanë bërë thirrje për një tjetër tubim në mesditë në sheshin Skënderbeu me thirrjet për ta kaluar ligjin për specialen edhe më votimin e dytë.
Ede organizata e Veteranëve të luftës ka bërë thirrje për protesta.
Ndryshe nga mbrëmja e së hënës, mëngjesi i së martës e ka gjetur të qetë situatën para Kuvendit të Kosovës.
Gjithësesi policia e shtetit ka vendosur me dhjetra zyrtarë policorë për të rrethuar dhe ruajtur godinat qeveritare dhe parlamenin.
Një natë më parë protestat përshkallëzuan. Policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Po ashtu autoritetet asistuan në përcjelljen e deputetëve dhe përfaqësuesve të Vetevendsosjes që nuk ju përgjigjën thirrjeve të PDK dhe Aleancës për tu kthyer në sallë.
17 persona përfunduan në kujdesin mjëksor ndërsa i arrestuar ishte edhe nipi i Hashim Thaçit./abcnews.al


