Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Po digjte mbeturina në ullishte, flakët i dalin jashtë kontrollit! Humb jetën 76-vjeçari në Mallakastër

schedule13:55 - 4 Tetor, 2026

schedule 13:55 - 4 Tetor, 2026

Një 76-vjeçar nga Greshica humbi jetën tragjikisht mesditën e së dielës teksa u përpoq të fikte zjarrin që ndezi për të djegur mbeturinat bimore në tokën e tij. Sipas policisë së Fierit, Nazif Cenaj nuk arriti të mbante nën kontroll zjarrin dhe, në përpjekje për ta fikur, teksa flakët u përhapën në një territor të gjerë, ka ndërruar jetë. Ekspertë të kriminalistikës po kryejnë veprimet përkatëse për zbardhjen e shkakut të vdekjes së 75-vjeçarit, ndërkohë që zjarri në Greshicë ka prekur një territor të gjerë me ullishta. Zjarrfikësit po punojnë për neutralizimin e vatrës së zjarrit.

Ndërkohë, në Patos, në fshatin Margëllic, një vatër zjarri u përhap me shpejtësi duke iu afruar edhe banesave. Vatra që u shfaq në mesditë, arriti të vihej nën kontroll pas tre orësh, megjithatë zjarrfikësit janë në terren për monitorimin e situatës dhe parandalimin e riaktivizimit të flakëve.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!