Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Investimi në Zvërnec sipas standardeve mjedisore, duhet të vendosë shkenca dhe jo rruga!

schedule14:05 - 29 Shtator, 2026

schedule 14:05 - 29 Shtator, 2026

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Samitin për Turizmin në Bruksel, ka komentuar investimet e huaja në Shqipëri, përfshirë projektet e lidhura me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.

Rama tha se prania e tij në samit nuk lidhet me politikën dhe as me marrëdhëniet me Trump, ndërsa theksoi se lidhet me interesin për Shqipërinë si destinacion turistik.

Kryeministri foli gjithashtu për zhvillimin e turizmit dhe ndërhyrjet në zonat natyrore, ku u ndal edhe te projekti në Zvërnec, duke argumentuar se vendimmarrja për ndërtimet duhet të bazohet në ekspertizë dhe vlerësime shkencore.



“Askush nuk është dhëndri i Donald Trump dhe askush nuk rrezikon që të gjendet në prozhektorin e të gjithëve që mezi presin që të luftojnë qoftë n Europë, Amerikë në tokë apo në hënë. Së pari nuk është se e them unë, por e thoni ju në Euronews duke më ftuar mua. 10 vite më parë nuk do të ndodhte që kryeministri i Shqipërisë të vinte në samitin e turizmit. Arsyeja përse kanë ardhur nuk është politike, nuk lidhet me Trump. Dhëndri i Donald Trump së bashku me një kompani të madhe nga Katari e pa tërheqëse të investonte në Shqipëri. Biseda ka nisur në kohën kur nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në shtëpinë e Bardhë apo në burg. Por kjo ldihet me Shqipërinë, sepse turizmi duhet të jetë rezultat i zhvillimit së bashku me natyrën. Dhe nuk duhet të ketë mbështetje të stereotipe por tek nevoja për gjenerim,.

Për të gjithë ata që thonë as kjo Laguna, por askush nuk e di se sa e ndotur është kjo lagunë dhe se sa problemi kemi me të gjitha llojet e pemëve në atë zonë. Apo ideja  që natyra do të kujdeset për veten, është e vjetruar dhe e pabazë dhe këtë po përpiqemi të bëjmë me arkitektë të mëdhenj, me inxhinierë për të ardhur në diçka në një destinacion ku natyra do të jetë ajo që do të dalë në pah dhe shqiptarët do të marrin mbrapsht një ekonomi më të fortë. Me ekspertizën që kemi sot dhe sfidat që përballemi duhet të jemi krijues. Nëse ndërtimi do të vazhdojë apo jo kjo do të vendoset jo në rrugë, por në bazë të shkencës. Pra nëse kemi vlerësim të ndikimit në mjedis që na thotë se ku jemi në rregull dhe ku gabim. Por nëse na thuhet kjo pjesë nuk duhet prekur nuk e prekim, por është shkenca që e vendos dhe jo rruga”, tha ai,.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!