Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkupi bëhet bashkë për ish-krerët e UÇK-së, marshimi nis në orën 14:00

schedule09:59 - 27 Shtator, 2026

schedule 09:59 - 27 Shtator, 2026

Në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, pritet që këtë të diel të mbahet një marshim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ngjarja është thirrur për në ora 14:00, me qëllim të shprehjes së solidaritetit dhe qëndrimit qytetar kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale.

Organizatorët kanë bërë thirrje për një pjesëmarrje të qetë, dinjitoze dhe të bashkuar, për të dëshmuar se sakrifica, kujtesa dhe dinjiteti i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk harrohen.

Në këtë marsh janë ftuar të marrin pjesë të gjithë qytetarët, familjet e dëshmorëve, veteranët, të rinjtë, studentët, intelektualët, shoqëria civile dhe gjithë personat që ndjejnë se kjo çështje i bashkon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!